Njoftim

Prishtinë, 16.01.2020 - Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 15.01.2020 në ora 17:32 sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga njw tërmet me magnitudë 3.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV-V ballë të Merkalit.

 

Epiqendra e këtij tërmeti ishte në Zubin Potok, afër Liqenit të Ujmanit, respektivisht në koordinatat: 42.94 (latituda) dhe 20.63 (longituda), ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 5 km.

 

Tërmeti është ndier dukshëm nga qytetarët e Regjionit te Mitrovicës.
njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO