Ministri Lluka vizitoi Fakutetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, u ofron bashkëpunim

Prishtinë, 28.03.2018 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka vizituar sot Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", ku ka  takuar dekanin e këtij fakulteti, Enver Hamiti, me ç’rast kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes këtij fakulteti dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Me këtë rast ministri Lluka tha se vizita ka për qëllim ofrimin e mbështetjes së studentëve të këtij fakulteti, pasi që sektori i energjisë në Kosovë po shkon drejt një zhvillimi të hovshëm.
“ Studentëve të  këtij fakulteti do t’u krijohen kushte për punë praktike në sektorin e energjisë. Ndërsa me  ndërtimin e  Termocentralit “Kosova e Re” dhe shtimin e kapaciteteve të energjisë së ripërtëritshme studentëve do t’u mundësohet  qasje më të lehtë për punësim.

Ministri Lluka, po ashtu tha se kuadrot që dalin nga ky fakultet i kontribuojnë të ardhmes së vendit, duke shtuar se fushat që ata studiojnë do t’i ndihmojnë sektorit të energjisë me kapacitetin që ata do të ofrojnë në të ardhmen.

KOSOVO IN UNESCO