Ministri Lluka takon Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve Mathew Palmer

Prishtinë, 12.04.2019 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u takua me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e shtetit amerikan z. Mathew Palmer, me të cilin diskutuan proceset ekonomike në vend  edhe  për investimet amerikane.

Gjatë takimit ministri Lluka ka  informuar z Palmer  rreth politikave ekonomike dhe politike, të cilat i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës si dhe për projektet madhore  në vend.

Githashtu u rikonfirmua gatishmëria dhe nevoja e intensifikimit të marëdhenieve tregtare mes Kosovës dhe SHBA-ve.

Në anën tjetër Zëvendës Ndihmës Sekretari i shtetit amerikan z. Mathew  Palmer  ka  shprehur gatishmëri të parezervë ministrit Lluka dhe Qeverisë së Kosovës në ndërtimin dhe forcimin e marëdhënieve me vendet e Ballkanit Përendimor si dhe në procesin e evrointegrimit atlantik të Kosovës.

njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO