Ministri Lluka mori pjesë në ‘Global Mentoring Walk Kosova’

Prishtinë, 10.03.2018 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ishte pjesë e Global Mentoring Walk Kosova të organizuar nga Business Consultants Council, Melita&Partners dhe Dhoma Ekonomike e Grave te Kosovës - G7 si pjesë e organizimeve nga Vital Voices, ku qëllimi kryesor është të bëhen bashkë gratë ndërmarrëse të suksesshme dhe ato që dëshirojnë të futën në botën e biznesit duke i ofruar këshilldhënje në zhvillim të biznesit.

Me këtë rast Ministri Lluka ka vënë në dukje se Kosova ka shënuar një rritje të konsiderueshme të grave ndërmarrëse ku në vitin 2011 kemi pasur vetëm 4.5% të bizneseve në pronësi të grave, kurse sot kemi mbi 17%.

“Mesatarja në Evropë është rreth 35%, prandaj kemi akoma punë për të bërë! Programet si Mentoring Walk ndihmojnë në motivimin e grave në hapje të bizneseve dhe në zhillim të tyre”, tha ai

Ministri Lluka me këtë rast ka premtuar se si ministër do të  punojë që bordet e ndërmarrjeve publike të kenë një kuotë prej 30 për qind për përfaqësim të grave.
 

njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO