Ministri Lluka: Minatorët duhet të kenë sigurim shëndetësor të përjetshëm

Prishtinë, 18.09.2019 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka vizituar “Trepçën” me ç’rast ka parë nga afër punën e rëndë të minatorëve.

Gjatë takimit me minatorët e “Trepçës”, ministri Lluka ka njoftuar ata se Ligji për Minatorët ka filluar para 4 muajve, i inicuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me Ministrinë e Punës, dhe se mbetet që në mandatin e ardhshëm, të përfundojë kjo çështje e premtuar në dy dekadat e fundit.

“I dëgjova të gjithë për ankesat dhe kushtet që kishin. Nuk mundet që një 65 vjeçar të punoj në ato kushte, prandaj pensionimi duhet të bëhet në moshën 55 vjeçare, minatorët duhet të kenë sigurim shëndetësor të përjetshëm”, ka shtuar Lluka.

Sa i këtyre kërkesave të minatorëve për kushte më të mira si dhe për sigurime shëndetësore, Ministri Lluka është zotuar para minatorëve se do të angazhohet në zhvillimin e Ndërmarrjes “Trepça”, në mënyrë që në një të ardhme të afërt minatorët të gëzojnë sigurim shëndetësor pasi që puna në një thellësi nëntokësore 760 metra ua dëmton shëndetin, prandaj ata meritojnë një trajtim të veçantë.

Duke ditur se “Trepça” është një pasuri pafund nëntokësore e Republikës së Kosovës, Lluka shtoi se "Trepça" do të jetë prioritet i dikasterit të cilin e drejton, në mënyrë që kjo miniere të jetë një nga kontribuuesit kyç për zhvillimin ekonomik të vendit.

njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO