MEA ndan fonde për 12 komuna të Kosovës për pajisje teknologjike për shkolla të mesme

 

Prishtinë, 15.10.2020 - Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit sot janë nënshkruar 12 memorandume bashkëpunimi me 12 komuna të Kosovës, duke u mundësuar secilës prej tyre pajisje të IT-së për shkolla të mesme.

 

Komuna e përzgjedhura për këtë përkrahje nga MEA, prej fondit të Departamentit të Inovacionit janë: Prizreni, Lipjani, Juniku, Drenasi, Klina, Rahoveci, Suhareka, Gjakova, Obiliqi, Shtimja, Vushtrria dhe Deçani.

 

Ministri i MEA-së, Blerim Kuçi ka treguar se kjo ndihmë është shumë praktike dhe u ka lënë duart e lira komunave që ata të përzgjedhin shkollat dhe llojin e pajisjeve, teksa ka bërë me dije se edhe komunat tjera do të përkrahen.

 

“Duke pasur parasysh atë që çdo komunë i ka specifikat e veta dhe në këtë kuptim kemi bart mundësitë te kryetarët ashtu që ata t’i zgjedhin shkollat e mesme nëpër komunat e tyre dhe të zgjedhin pajisjet që janë më se të nevojshme. Pra, kjo marrëveshje është marrëveshje e nënshkruar nga MEA dhe 12 komunat e Republikës së Kosovës. Po ashtu njoftoj edhe kryetarët e komunave tjera shpresoj që në një të ardhme shumë të afërt, varësisht nga disa rrethana buxhetore do të vazhdojmë me financim”, ka thënë ministrit Kuçi.

 

Si kryetar i Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka thënë se kjo ndihmë është në një moment të përshtatshëm, duke e vlerësuar lartë këtë projekt.
njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO