Mbahet takimi i Grupit Koordinues Ndërinstitucional për monitorimin e zbatimit të Strategjisë së Energjisë

Prishtinë, 05.06.2019 - Në funksion të monitorimit të zbatimit të Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës 2017-2026, është mbajtur takim i Grupit Koordinues Ndërinstitucional për të siguruar monitorimin e rregullt të zbatimit të Strategjisë së Energjisë. Themelimi i këtij organi monitorimi është bazuar në kërkesat e Udhëzimit Administrativ nr. 07/2018 dhe Manualit për Planifikimin, Hartimin dhe Monitorimin e Dokumenteve Strategjike dhe Planeve të tyre të Veprimit.

Ky grup i monitorimit përfshinë përfaqësuesit e entiteteve të përfshira në zbatimin e objektivave strategjike të sektorit të energjisë, përfshirë edhe përfaqësuesin e shoqërisë civile.

Në takimin e sotëm u diskutua draft Raporti i Progresit të Zbatimit të Strategjisë për vitin 2018 i përgatitur nga MZHE. Komentet dhe sugjerimet e anëtarëve të Grupit të monitorimit do të përfshihen në Raportin final të Progresit te Zbatimit te Strategjisë së Energjisë për vitin 2018.

njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO