Lluka uron me rastin e Ditës së Unifikimit të Gjermanisë, falënderon për mbështetjen

Prishtinë, 04.10.2018 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka marrë pjesë në pritjen ku Kabineti Qeveritar i bëri sot delegacionit të lartë nga Qeveria Gjermane, i cili kryesohej nga Thomas Silberhorn, Sekretar Shteti në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Maria Flachsbarth, Sekretare Shteti në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik, për të festuar Ditën e Unifikimit të Gjermanisë.

Qeveria Gjermane vazhdon të ndihmojë Kosovën në fusha të ndryshme, me fokus të veçantë në ekonomi. Projektet siç janë Energjia Efiçiente, Trajtimi i Ujërave të Zeza dhe Teknologjia Informative janë të ndërlidhura ngushtë me Gjermaninë dhe ndihmën Gjermane, për çka i jemi falenderues përgjithmonë.
njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO