Lluka prezanton të arriturat e MZHE-së dhe prioritetet për vitin 2018

Prishtinë, 28.12.2017 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdin Lluka në konferencën e fund vitit  për media ka prezantuar të arriturat e MZHE-së gjatë këtij viti me fokus të veçantë  100 ditët e  para të këtij mandati, për sektorët që mbulon ky dikaster si energjia, minierat, TIK dhe Ndërmarrjet Publike. Gjithashtu, ministri prezantoi edhe projektet dhe prioritetet për vitin 2018.

Energjia

Ministri Lluka fillimisht u ndal sektori kryesor – Energjia, me ç’rast thekoi se Strategjia e dhjetëvjeçare Energjisë është dërguar në Qeveri dhe  pritet gjatë muajin janar të kalon në Parlament, e cila përfshinë pesë objektivat  kryesore; stabilitetin  e energjisë elektrike efiçiencën  dhe energjinë e ripërtërithshme; lidhjen me gaz dhe çdo gjë që lidhet me infrastrukturën  e energjinë.
“Projektligji për Efiçiencë të Energjisë i cili është draftuar pothuaj tërësisht dhe pres që të miratohet në Kuvendin e Kosovës gjatë çerekut të parët të vitit 2018 është një ligj që rrjedh si obligim nga direktivat e BE-së, por edhe i domosdoshëm për vendin që ta fuqizojmë sa më shumë energjinë e ripërtëritshtme dhe efiçiencën, pasi parasheh edhe krijimin e një Fondi për Efiçiencë të Energjisë, i cili do të funksionalizohet gjatë vitit 2018”, tha Ministri.
Më tej, kreu i MZHE-së foli për nënshkrimin e kontratës komerciale me Kompaninë Contour Global me vlerë 1.3 miliard euro investim tërësisht privat, rehabilitimin e TC Kosovës B në bashkëpunim me Bashkimin Evropian nga i cili kanë marrë donacion rreth 35 milionë euro, ku faza e parë parasheh rreth 35 milionë shtesë nga buxheti i Kosovës, që përfshinë ndërrimin e filtrave që do të ndikojë direkt ne cilësinë ajrit.
“Kemi TC Kosova A ku do të vazhdojë dekomisionimi i aseteve dytësore  që nuk ndikojnë në gjenerimin e energjisë. Pra jemi në agjendë që në fillim të punës kur nis  gjenerimi  nga Kosova e Re të mbyllet tërësisht TC Kosova A”, tha Lluka.
Në këtë linjë, ai përmendi zgjidhjen e problemit me shpronësimet në Shipitullë që ka mbajtur Kosovën peng për dy vite dhe ka shkaktuar miliona humbje, por fatmirësisht është zgjidhur dhe KEK ka filluar aktivizimin e kapaciteteve prodhuese duke shmangur rritjen e çmimit të energjisë.
Sa i përket efiçiencës së energjisë, i pari i MZHE-së  tha se zbatimi i masave efiçiente në 70 objekte publike, një projekt me Bankën Botërore rreth 32 milionë dollarë, ku objekte universitare, spitalore dhe institucione të ndryshme publike në periudhë 3 vjeçare do të ndryshohen tërësisht dhe do të mundësojnë kursime të mëdha në fatura të energjisë elektrike.
“Gjithashtu kemi 7.5 milionë euro kredi të butë dhe grante nga KfW, e cila targeton objektet publike në nivel lokal që përfshihen shkolla dhe ambulanca në katër komuna. Kemi vazhdimin e  zgjerimit të rrjetit të Termokos-it. Termokosi ka prioritet për ne dhe  diku 15 milionë euro do të investohen në vitin 2018”, tha Lluka.
Sipas tij, me TC Kosova e Re, dhjetë për qind e kogjenerimit për ngrohtore e dyfishon kapacitetet e energjisë termike me çka do të zgjerohet rrjeti në Fushë Kosovë, Obiliq dhe Drenas. Gjithashtu, me GIZ-in termat e referencës janë përfunduar dhe do të bëhet  studim i fizibilitetit në të gjitha qytete tjera për ngrohtore qendrore.
Në këtë sektor si prioritet të vitit që vjen përmendi implementimin e Strategjisë të Energjinë, funksionalizimin e Bursës Energjetike me Shqipërinë, zhbllokimi Transmisionit me Shqipërinë, rishikimi i Planit të Burimet të Ripërtëristhem, liberalizimi  i tregut në energji të ripërtrëritshme, themelimi i Fondit të Efiçiencës dhe implementimi i projektit të TC Kosova e Re, pako financiare e të cilit duhet të kalojë në Kuvendin e  Kosovës.

Sektori minerar

Duke u dalë te sektori minerar, Ministri bëri të ditur se Ligji për Miniera dhe Minerale, ka kaluar në Qeveri dhe shpreson se shpejtë do të  aprovohet në Kuvend, ndërsa tha se ka  filluar procedurat për hapjen e tri zonave me interes të veçantë për investime të huaja nga 11 sa janë gjithsejtë.
Sa i përket Trepçës, ai tha se janë bërë investime në mënyrë të vazhdueshme në riaftësimin e vend punishteve, hapjen e vend punishteve të reja dhe subvencionime në Jug dhe Veri. Pra, janë janë futur rreth 4 milionë euro nga Qeveria në “Trepçë”, ku faktikisht do të duhej të ishte e kundërta, që Trepça t’i sillte para Kosovës.
“Sa i përket prioriteteve në sektorin e minierave, besoj që deri në muajin qershor do ta kemi bordin e “Trepçës”, Statutin, regjistrimin e “Trepçës” si SH.A, menaxhmentin e “Trepçës” si dhe vlerësimin e rezervave minerare. Po ashtu është sfidë edhe tërheqja e investimeve të huaja, ta promovojmë “Trepçën” si NP, si SH.A në mënyrë që përmes PPP apo formave të ndryshme të tërheqim sa më shumë investime”, tha Lluka.
Ai me këtë rast njoftoi se me 5 mars 2018 është ftuar në Samitin Ministerial në Kanada ku do të prezantojë “Trepçën” dhe zonat me interes të veçantë.

Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimeve

Në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimeve, Ministri ka nënvizuar kalimin në Qeveri të koncept dokumentit për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë si dhe koncept dokumentin për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besueshme në lidhje me transaksionet elektronike, të cilat njëherit janë kërkesa të BE-së. Ai tha se janë në funksion vulat elektronike, do t’i kemi nënshkrimet elektronike, e gjithë kjo që edhe ne të kemi shitje online, të kemi aprovim apo nënshkrime online si dhe të përshpejtohen procedurat për marrjen e dokumentit zyrtar.
Po ashtu si politikë është zbatimin e Strategjisë Nacionale për Teknologji të Informacionit 2016-2018.
Si projekte në kuadër të sektorit të TIK-ut e kemi sistemin e Integruar Informativ për Zhvillimin Ekonomik, që është projekti i dytë (II), Programi për Ekonominë Digjitale të Kosovës (Programi KODE), program ky që parasheh një investim rreth 60 milionë euro ku parashihet shtrirje e fibrit optik në secilin  fshat të Kosovës. Nga 70% sa është mbulueshmëria me fibër optik do të mbulohen rreth 98 % duke e bërë Kosovën si vendi më i mbulueshëm në tërë Evropën me fibër optik. “Gjithashtu do të vazhdoj edhe projekti WOW faza e tretë dhe katër, si dhe kemi marrë përgjegjësi Domain-in e Kosovës (ks), ku parashihet të kushtojë rreth 300 mijë euro”, tha Lluka, duke shtuar se ndër prioritetet është edhe aktivizimi i parkut teknologjik në Bërnicë, me hapësirë rreth 5000 m2.

Ndërmarrjet Publike

Sa i pëket Ndërmarrjeve Publike, Ministri Lluka bëri të ditur se legjislacioni primar është hartuar dhe në janar apo shkurt do të procedohet më tutje. Ky ligj do të krijojë mundësi më të mira në intervenimin në NP, pra do të jetë forma më e mirë e bashkëpunimit në mes të Qeverisë dhe anëtarëve të Bordit në implementimin e politikave në këto ndërmarrje.
“Po ashtu para dy muajve në Komitetin Ndërministror kemi aprovuar raportin e monitorimit për 16 ndërmarrjet publike për vitin 2015-2016, janë proceduar në Qeveri, janë edhe në parlament. 11 ndërmarrje publike nga 16 sa monitorohen kanë operuar me humbje”, tha ai.
Lluka tha se ristrukturimi ndërmarrjeve publike do të jetë një nga prioritetet e tij, në mënyrë që t’i eliminojmë humbjet dhe të paktën mos të jenë barrë e buxhetit të Kosovës.
Si prioritet tjetër është edhe krijimi i Agjencisë të participimeve, e cila do të ketë mundësi që të ketë në pronësi licencat e caktuara apo aktivitetet e ndryshme, objekte apo asete të Qeverisë dhe në bazë të asaj vlere që ka do të tërheq investitorë të huaj apo vendorë.

KOSOVO IN UNESCO