Japonia do të vazhdojë mbështetjen dhe kontributin ndaj Kosovës

 

Prishtinë, 30.01.2020 - Drejtoresha e Departamentit të Integrimit Evropian, Koordinimit të Politikave dhe Zhvillimit Ekonomik në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Leonita Shabani-Mullarama është takuar sot me Reiko Hara, Sekretare e dytë në sektorin për politikë dhe ekonomi në Ambasadën e Japonisë në Austri.

 

Shabani-Mullarama e ka falënderuar shtetin e Japonisë për kontributin e dhënë në fushat e mjedisit, shëndetësisë dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore.

 

Po ashtu edhe znj. Hara shprehu falënderimin e saj për mikpritjen dhe theksoi që shteti i Japonisë do të vazhdojë mbështetjen dhe kontributin në fushat e ndryshme ekonomike dhe sociale.

 

Në takim u bisedua për situatën ekonomike në Kosovë dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Japonisë, gjithashtu u vlerësua potenciali që ka Kosova për tërheqjen e investimeve të huaja direkte nga Japonia. Energjia, sektori i teknologjisë së informacionit dhe prodhimi, janë parë si fusha më potencial të lartë për investitorët japonez.

 

Ishte vlerësim i përbashkët se me rastin e hapjes së Ambasadës së Japonisë në Kosovë, janë krijuar parakushtet për intensifikim të bashkëpunimit ekonomik bilateral.

 

Në takim u tha se, nënshkrimi i marrëveshjeve ndër-shtetërore në fushën e mbrojtjes së investimeve dhe tatimeve është parakusht për thellim të bashkëpunimit ekonomik.
njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO