Komisioni Ndërministror

Ndërmarjet Publike

Njoftime

Njoftim

* Të gjitha Ndërmarrjet Publike qendrore në afatin ligjor miratuan nga ana e bordeve të drejtoreve dhe dorëzuan tek NJPMNP raportet vjetore të punës për vitin 2012.më shumë

Njoftim

* Raporti i Performances së NP në 2011 u shqyrtua në seancen e Kuvendit të Kosovës me 29 mars ndersa pas votimit u miratua nga deputetet e Kuvendit të Kosovës me 04 prill 2013.më shumë

Njoftim

* Me 26 dhe 29 mars 2013 më organizimin e Njësise për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike-NJPMNP dhe mbeshtetur nga konsulenca ndërkombëtare e financuar nga zyra Zvicerrane për Bashkëpunim-SDC është mbajtur trajnimi i stafit te NJPMNP me temen: Qeverisja efektive, Roli dhe Përgjegjësitë e Auditimit të Brendshem.më shumë

Njoftim

* Me 28 mars 2013 më organizimin e Njësise për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike- NJPMNP dhe mbeshtetur nga konsulenca ndërkombetare e financuar nga zyra Zvicerrane për Bashkëpunim-SDC është mbajtur trajnimi i Auditoreve të Ndërmarrjeve Publike Qendrore me temen: Auditori i brendshëm dhe Komiteti i Auditimit.më shumë

Njoftim

* Me 27 mars 2013 me organizimin e Njësise për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike- NJPMNP dhe mbeshtetur nga konsulenca ndërkombetare e financuar nga zyra Zvicerrane për Bashkëpunim-SDC është mbajtur trajnimi i Sekretareve të Ndërmarrjeve Publike Qendrore me temen: Komunikimi me Aksionarin.më shumë

Njoftim

-Në mbledhjen e Komisionit të Ministrave të mbajtur më 30 korrik, u shqyrtua edhe Raporti vjetor i Performancës së NP në 2012, si përmbushje e kërkesës ligjore nga neni 8.1 të Ligjit mbi NP.Pas diskutimit të Ministrave, u rekomandua NJPMNP që edhe njëherë të iu dërgohet Ministrive që përbejnë Komisionin e Ministrave për NP, në mënyrë që brenda dy javë të kenë mundësi të japin komente.Pas kalimit të afatit dyjavor, NJPMNP-MZHE nuk ka pranuar asnjë komentë nga ministritë gjegjëse dhe raportin e ka dërguar për përkthim në gjuhën serbe.Raporti është i gatshëm për procedim në shqyrtim dhe miratim në mbledhjet e ardhshme të Qeverisë së Kosovës. më shumë

Njoftim

Në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 152, të mbajtur më datë 18 Tetor 2013, është miratuar Raporti Vjetor i Performancës së Ndërmarrjeve Publike 2012. Në këtë rast ky Raport Vjetor i Ndërmarrjeve Publike do të vazhdojë të procedohet për shqyrtim dhe miratim fillimisht në Komisionin gjegjës Parlamentar, e më pas për aprovim në njërën nga mbledhjet e ardhshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës.më shumë

Njoftime

Pas miratimit të Aplikacionit të MZHE nga donatori JICA, mbi trajnimin trevjeçar të kuadrit të akterëve që merren me ujera si Kompanive regjionale të Ujësjellësve, MMPH, ZRRUK, dhe NJPMNP mbi trajtimin e ujërave të zeza dhe funksionimin e Impianteve të Ujërave të zeza, vazhdon përgatitja e dhe kompletimi i grupit të dytë për trajnimin që do të mbahet në Japoni nga 13 tetor deri më 08 nëntor, grupi për trajnim do të këtë përbërje prej 9-10 kuadrosh profesionale.më shumë

Njoftim

Pas Hartimit të Udhëzuesit të Auditimit të brendshëm për Ndërmarrje Publike i finalizuar nga puna e përbashkët e konsulencës ndërkombëtare dhe drejtorit të NJPMNP, si dhe miratimit nga Aksionari-Ministri i MZHE-së, është botuar i njëjti me qellim të distribuimit tek Komisionet e Auditimit dhe Auditorët e brendshëm të NP. Udhëzuesi ka përmbajtje prej dy pjesësh dhe shtatë kapitujsh të përmbledhura në 90 faqe.më shumë

Njoftim

Si përmbushje e kërkesës ligjore nga neni 31 i ligjit mbi NP, Nr. 03/L-087, të gjitha NP qendrore i kanë dërguar në NJPMNP Raportet vjetore të punës për vitin 2013 të cilat paraprakisht janë shqyrtuar dhe miratuar në Bordin e drejtorëve të NP gjegjëse. Raportet vjetore të NP qendrore janë publikuar në web faqe të MZHE/NJPMNP.më shumë

Njoftim

Si përmbushje e kërkesës ligjore nga neni 33 i ligjit mbi NP, Nr. 03/L-087, të gjitha NP qendrore i kanë audituar Pasqyrat financiare 2013 në afatin ligjor –para 30 dhe të njëjtat janë miratuar nga Bordi i drejtorëve.më shumë

Njoftim

Si domosdoshmëri e avancimit të qeverisjes korporative, rritjes së transparencës dhe llogaridhënies për paranë publike në Ndërmarrje Publike, pas miratimit nga Aksionari-Ministri i MZHE-së, është ri botuar për herë të tretë me Plotësime e Ndryshime Kodi i Etikës dhe Qeverisjes Korporative , i cili do të hyjë në fuqi me 01 gusht 2014. Përmes Plotësim-ndryshimit të kodit në fjalë është definuar përkufizimi dhe statusi i Zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv në NP, emërimi dhe shkarkimi i tij, sikurse që me qellim të ngritjes së efikasitetit të Komiteteve të përkohshme dhe ruajtjes së parasë publike është definuar nr. i komiteteve të përkohshme dhe jetëgjatësia e funksionimit të tyre.më shumë

Njoftim

Në përputhje me nenin 189 të ligjit mbi Shoqëri tregtare Nr. 02/L-123, dhe në harmoni me Kodin e Etikës dhe Qeverisjes korporative , pas Autorizimit të Kryesuesit të Komisionit të Ministrave mbi NP, me 13 qershor kanë filluar mbajtja e Mbledhjeve të përgjithshme vjetore me Aksionarin për çdo Ndërmarrje Publike qendrore. Mbajtja e mbledhjeve të përgjithshme vjetore me Aksionarin është përfundim e sipër.më shumë

Linqet

Foto Galeria

Dy oferta për PTK-në, procesi sipas standardeve ndërkombëtare

Prishtinë, 03.04.2013 - Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Privatizimin e PTK-së, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka bërë të ditur se janë pranuar dy oferta për privatizimin e 75 % të aksioneve të PTK-së, duke shtuar se në garë janë kompania M1 International dhe Axos GMBH në konsorcium me Najafi Companies.

Këto komente Beqaj i bëri gjatë një konference për media që u mbajt pas takimit të KQP-së, me ç’rast theksoi se komisioni për pranimin e ofertave në përbërje të zyrtarëve nga MZHE, MI, MTI, MPMS dhe MF ka pranuar dy oferta që kanë plotësuar kushtet ligjore, gjë që është konfirmuar edhe nga ana e këshilltarëve të transaksionit.

Kreu i MZHE-së tha se këshilltarët e transaksionit Lazard  e Raiffaisen dhe këshilltari strategjik kanë konfirmuar se deri tani çdo procedurë ka shkuar konform bazës ligjore dhe rregullave të cilat janë përcaktuar në kuadër të tenderit, i cili është hapur më herët, ndërsa nënvizoi se KQP ka formuar komisionin për vlerësim, i cili do të jetë në përbërje të njëjtë institucionale me atë të pranimit.

“Ky komision së bashku me Njësinë për Implementim të projektit dhe këshilltarët e transaksionit, të cilët janë të obliguar të bëjnë vlerësimin e procesit do të vijnë brenda një afati sa më të shkurtër me rekomandimet e tyre, mbi të cilat ne do të marrim vendimin për hapjen e ofertave financiare”, tha Beqaj.

Ai tha se hapja e ofertave financiare do të bëhet publikisht ashtu siç ka ndodhur edhe me transaksionet e mëhershme, ndërsa kriteret janë të thjeshta, fiton oferta më e madhe financiare sepse procesi ka qenë i rregulluar dhe i dizajnuar në mënyrë të tillë që të gjitha kushtet teknike janë analizuar në momentin e parakualifikimit të këtyre kompanive.

“Në momentin kur do të bëhet hapja e ofertave sipas procedurave të rregullta, Komisioni do të marrë një vendim konform ofertës financiare dhe do t’i sugjerojmë Qeverisë për hapat e mëtutjeshëm, pra vendimin final e merr Qeveria konform ofertës financiare të cilën e kemi”, tha ministri Beqaj.

Kryesuesi i KQP-së, vlerësoi se ka qenë një proces jashtëzakonisht transparent, një proces i hapur, konform standardeve më të larta ndërkombëtare dhe kjo ka konfirmuar edhe vendimet të cilat janë marrë deri më tani.

“Ne kemi trajtuar me prioritet të veçantë këtë projekt. Unë besoj që ky proces i reformës strukturale është në të mirë të ekonomisë së Kosovës sepse ndërmarrjet për të cilat po flasim do të vazhdojnë të mbesin ndërmarrje të Kosovës, duke punësuar qytetarë të Kosovës, duke paguar taksa, duke ofruar shërbime më të mira për qytetarët dhe konsiderojmë që ky është një kontribut i drejtpërdrejtë në një qëndrueshmëri afatgjate ekonomike të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Sa i përket kompanive në garë, ministri Beqaj tha se sipas informacioneve që ka ato kanë fuqi të mjaftueshme financiare dhe ekip të fuqishme, ngase në kuadër të tyre janë edhe British Telecom dhe kanë harmonizim edhe me Telecom Italia.

Ai ka saktësuar se nuk ka pasur asnjë ankesë në këtë proces, derisa shtoi se kompanitë në garë janë të barabarta dhe deri në procesin e hapjes së ofertave financiare, ofertat do të mbahen në një dhomë e cila është 24 orë me videomonitorim dhe sigurim nga policia.

Nga ana e tij, Nenad Rashiq ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, vlerësoi se ky është një proces i rëndësishëm dhe është fillimi i zhvillimit të PTK-së, ku elementi social më i rëndësishëm është se punëtorët do të ketë kontrata të garantuara trevjeçare që përbën një sukses të madh për këtë kompani.

Christophe Gehin në emër të ekipit të këshilltarëve të transaksionit tha se kanë mirëpritur faktin që janë pranuar dy oferta për privatizimin e 75% të aksioneve e PTK-së. “Përkundër një mjedisi të vështirë ekonomik procesi i privatizimit të PTK-së ka arritur të sjell dy ofertues serioz dhe ne kemi arritur të mbajmë konkurrencën duke iu referuar dy konferencave që kemi mbajtur në Londër dhe Stamboll”, tha ai.

Ndërsa ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota  tha se është me rëndësi që sot ka përfunduar pjesa më e rëndësishme e këtij procesi, ndërsa ka vlerësuar punën e KQP-së dhe këshilltarit të transaksionit dhe atij strategjik duke shpresuar se procesi do të nxjerr një fitues të suksesshëm.

Prapa