Komisioni Ndërministror

Ndërmarjet Publike

Njoftime

Njoftim

* Të gjitha Ndërmarrjet Publike qendrore në afatin ligjor miratuan nga ana e bordeve të drejtoreve dhe dorëzuan tek NJPMNP raportet vjetore të punës për vitin 2012.më shumë

Njoftim

* Raporti i Performances së NP në 2011 u shqyrtua në seancen e Kuvendit të Kosovës me 29 mars ndersa pas votimit u miratua nga deputetet e Kuvendit të Kosovës me 04 prill 2013.më shumë

Njoftim

* Me 26 dhe 29 mars 2013 më organizimin e Njësise për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike-NJPMNP dhe mbeshtetur nga konsulenca ndërkombëtare e financuar nga zyra Zvicerrane për Bashkëpunim-SDC është mbajtur trajnimi i stafit te NJPMNP me temen: Qeverisja efektive, Roli dhe Përgjegjësitë e Auditimit të Brendshem.më shumë

Njoftim

* Me 28 mars 2013 më organizimin e Njësise për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike- NJPMNP dhe mbeshtetur nga konsulenca ndërkombetare e financuar nga zyra Zvicerrane për Bashkëpunim-SDC është mbajtur trajnimi i Auditoreve të Ndërmarrjeve Publike Qendrore me temen: Auditori i brendshëm dhe Komiteti i Auditimit.më shumë

Njoftim

* Me 27 mars 2013 me organizimin e Njësise për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike- NJPMNP dhe mbeshtetur nga konsulenca ndërkombetare e financuar nga zyra Zvicerrane për Bashkëpunim-SDC është mbajtur trajnimi i Sekretareve të Ndërmarrjeve Publike Qendrore me temen: Komunikimi me Aksionarin.më shumë

Njoftim

-Në mbledhjen e Komisionit të Ministrave të mbajtur më 30 korrik, u shqyrtua edhe Raporti vjetor i Performancës së NP në 2012, si përmbushje e kërkesës ligjore nga neni 8.1 të Ligjit mbi NP.Pas diskutimit të Ministrave, u rekomandua NJPMNP që edhe njëherë të iu dërgohet Ministrive që përbejnë Komisionin e Ministrave për NP, në mënyrë që brenda dy javë të kenë mundësi të japin komente.Pas kalimit të afatit dyjavor, NJPMNP-MZHE nuk ka pranuar asnjë komentë nga ministritë gjegjëse dhe raportin e ka dërguar për përkthim në gjuhën serbe.Raporti është i gatshëm për procedim në shqyrtim dhe miratim në mbledhjet e ardhshme të Qeverisë së Kosovës. më shumë

Njoftim

Në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 152, të mbajtur më datë 18 Tetor 2013, është miratuar Raporti Vjetor i Performancës së Ndërmarrjeve Publike 2012. Në këtë rast ky Raport Vjetor i Ndërmarrjeve Publike do të vazhdojë të procedohet për shqyrtim dhe miratim fillimisht në Komisionin gjegjës Parlamentar, e më pas për aprovim në njërën nga mbledhjet e ardhshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës.më shumë

Njoftime

Pas miratimit të Aplikacionit të MZHE nga donatori JICA, mbi trajnimin trevjeçar të kuadrit të akterëve që merren me ujera si Kompanive regjionale të Ujësjellësve, MMPH, ZRRUK, dhe NJPMNP mbi trajtimin e ujërave të zeza dhe funksionimin e Impianteve të Ujërave të zeza, vazhdon përgatitja e dhe kompletimi i grupit të dytë për trajnimin që do të mbahet në Japoni nga 13 tetor deri më 08 nëntor, grupi për trajnim do të këtë përbërje prej 9-10 kuadrosh profesionale.më shumë

Njoftim

Pas Hartimit të Udhëzuesit të Auditimit të brendshëm për Ndërmarrje Publike i finalizuar nga puna e përbashkët e konsulencës ndërkombëtare dhe drejtorit të NJPMNP, si dhe miratimit nga Aksionari-Ministri i MZHE-së, është botuar i njëjti me qellim të distribuimit tek Komisionet e Auditimit dhe Auditorët e brendshëm të NP. Udhëzuesi ka përmbajtje prej dy pjesësh dhe shtatë kapitujsh të përmbledhura në 90 faqe.më shumë

Njoftim

Si përmbushje e kërkesës ligjore nga neni 31 i ligjit mbi NP, Nr. 03/L-087, të gjitha NP qendrore i kanë dërguar në NJPMNP Raportet vjetore të punës për vitin 2013 të cilat paraprakisht janë shqyrtuar dhe miratuar në Bordin e drejtorëve të NP gjegjëse. Raportet vjetore të NP qendrore janë publikuar në web faqe të MZHE/NJPMNP.më shumë

Njoftim

Si përmbushje e kërkesës ligjore nga neni 33 i ligjit mbi NP, Nr. 03/L-087, të gjitha NP qendrore i kanë audituar Pasqyrat financiare 2013 në afatin ligjor –para 30 dhe të njëjtat janë miratuar nga Bordi i drejtorëve.më shumë

Njoftim

Si domosdoshmëri e avancimit të qeverisjes korporative, rritjes së transparencës dhe llogaridhënies për paranë publike në Ndërmarrje Publike, pas miratimit nga Aksionari-Ministri i MZHE-së, është ri botuar për herë të tretë me Plotësime e Ndryshime Kodi i Etikës dhe Qeverisjes Korporative , i cili do të hyjë në fuqi me 01 gusht 2014. Përmes Plotësim-ndryshimit të kodit në fjalë është definuar përkufizimi dhe statusi i Zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv në NP, emërimi dhe shkarkimi i tij, sikurse që me qellim të ngritjes së efikasitetit të Komiteteve të përkohshme dhe ruajtjes së parasë publike është definuar nr. i komiteteve të përkohshme dhe jetëgjatësia e funksionimit të tyre.më shumë

Njoftim

Në përputhje me nenin 189 të ligjit mbi Shoqëri tregtare Nr. 02/L-123, dhe në harmoni me Kodin e Etikës dhe Qeverisjes korporative , pas Autorizimit të Kryesuesit të Komisionit të Ministrave mbi NP, me 13 qershor kanë filluar mbajtja e Mbledhjeve të përgjithshme vjetore me Aksionarin për çdo Ndërmarrje Publike qendrore. Mbajtja e mbledhjeve të përgjithshme vjetore me Aksionarin është përfundim e sipër.më shumë

Linqet

Foto Galeria

Lajme

Emetohet pulla postare kushtuar heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci

29.09.2014

Prishtinë, 22.09.2014 - Promovimi zyrtar i pullës postare për nder të heronjve të kombit, Fehmi dhe Xhevë është ngjarje e rëndësishme, për faktin që përmes promovimit të kësaj pulle postare, përkujtohen portretet që para gjashtëmbëdhjetë vite më parë, u flijuan për lirinë e vendit tonë, në Kodrën e Qëndresës, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli.më shumë

Emetohet pulla postare me portretin e aktorit Bekim Fehmiu

08.01.2014

Prishtinë, 05.12.2013 - Promovimi i pullës postare për nder të ikonës së kinematografisë edhe me përmasa botërore, aktorit të shquar shqiptar, Bekim Fehmiut është ngjarje e rëndësishme me të cilën përkujtohet dhe shënohet portreti i një artisti të shquar shqiptar i cili ka lënë gjurmë të pashlyera në historinë e artit, ka deklaruar zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci.më shumë

KQP vendos ta përmbyll procesin e privatizimit të PTK-së

08.01.2014

Prishtinë, 31.12.2013 - Komisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK-së (KQP), është takuar dje për të analizuar situatën e krijuar në lidhje me procesin e privatizimit të PTK-së, pas mungesës së kuorumit në Kuvendin e Kosovës, në seancën e datës 26 dhjetor 2013, për të shqyrtuar raportin e procesit të privatizimit të 75% të aksioneve të kësaj ndërmarrje publike.më shumë

Oferta më e lartë për PTK-në 277 milionë, fituesin e vendos Qeveria

17.04.2013

Prishtinë, 12.04.2013 - Procesi i privatizimit të PTK-së është në harmoni me ligjet e Republikës së Kosovës, standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare dhe me transparence të plotë, gjë që është konfirmuar nga Këshilltarët e Transaksionit dhe Këshilltari Strategjik ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj në hapje të ofertave financiare për privatizimin e 75% të aksioneve të PTK-së.më shumë

Dy oferta për PTK-në, procesi sipas standardeve ndërkombëtare

10.04.2013

Prishtinë, 03.04.2013 - Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Privatizimin e PTK-së, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka bërë të ditur se janë pranuar dy oferta për privatizimin e 75 % të aksioneve të PTK-së, duke shtuar se në garë janë kompania M1 International dhe Axos GMBH në konsorcium me Najafi Companies.më shumë

Ministri Beqaj vizitoi kompanitë “Solid” dhe Hidroregjioni Jugor Sh.A”

10.04.2013

Prishtinë, 02.04.2013 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka vizituar sot fabrikën e këpucëve “Solid” në Suharekë dhe Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor Sh.A”, në Prizren me ç’rast për së afërmi është informuar me punën e tyre dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet këto kompani.më shumë

Komisioni Ndërministror për NP-të kërkon përgjegjësi për faturat e energjisë elektrike

04.03.2013

Prishtinë, 28.02.2013 - Komisioni Ndërministror për Ndërmarrjet Publike (KNNP) në takimin e mbajtur sot ka kërkuar nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut përcaktimin e përgjegjësisë për faturat e energjisë elektrike për janar të këtij viti.më shumë

KMNP diskuton zhvillimet në Ndërmarrjet Publike

04.03.2013

Prishtinë, 19.02.2013 - Komisioni i Ministrave për Ndërmarrje Publike ka mbajtur sot takimin e radhës në të cilin janë shqyrtuar një sërë çështjes që lidhen me planin e biznesit të Ndërmarrjeve Publike, kërkesat adresuar NP-ve, kompensimi i Bordeve të NP-ve dhe Performancën financiare të NP-ve 2012 nga Pasqyrat financiare të pa audituara.më shumë

KQP autorizon hapjen e tenderit për shitjen e 75% të aksioneve të PTK-së

12.09.2012

Prishtinë, 11.09. 2012 - Në takimin e sotëm KQP ka miratuar dokumentet e pakos tenderuese për shitjen e 75% të aksioneve të PTK-së.më shumë

Pesë kompani parakulifikohen për blerjen e 75% të aksioneve të PTK-së

10.09.2012

Prishtinë, 17.08. 2012 - Komisioni Qeveritar i Privatizimit të PTK-së, në mbledhjen e mbajtur me 17 gusht 2012, miratoj listën e kompanive të parakualifikuara për pjesëmarrje në tenderin për blerjen e 75% të aksioneve të PTK-së. më shumë

Lazard Freres S.A.S në konsorcium me Raiffeisen Investment AG, përzgjidhet për këshilltar të transaksionit për privatizimin e PTK-së

27.03.2012

Prishtinë, 29.02. 2012 - Komisioni Qeveritar për Privatizimin (KQP) i PTK-së, njofton opinionin publik se ka përfunduar procesi i përzgjedhjes së Këshilltarit të Transaksionit për privatizimin e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (PTK-së).më shumë

Termokosi në shkurt subvencionohet me 2 milionë euro

02.01.2012

Prishtinë, 06 shkurt 2012 - Qeveria e Republikës së Kosovës përmes Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik gjatë këtij viti do të subvencionojë Ndërmarrjen “Termokos” me 3 milionë euro.më shumë